Kthimi i 987 tifozëve në stadium “venit” Rei Manajn, nuk lë dot gjurmë me Barcelonën kundër Cornella-s

Rei Manaj është duke kaluar sezonin më të mirë te Barcelona B teksa është golashënuesi i katalanasve të vegjël. Por këtë herë sulmuesi shqiptar nuk ka arritur që të lërë gjurmë në ndeshjen e kampionatit kundër Cornellas, pasi u mbyll në barazimin 0-0.

Këtë herë përballja ishte disi më e veçantë pasi për herë të parë u kthyen tifozët në numër të kufizuar, më saktësisht ishin 987 sportdashës prezent. Përballë brohorimave dhe duartrokitjeve që vinin nga shkallët e stadiumit, Manaj nuk ka përligjur këtë herë besimin e trajnerit Pimienta.

Përveç mungesës së golit, niveli i treguar nga sulmuesi nuk ishte më i miri i mundshmi, duke e detyruar trajnerin që ta zëvendësojë në minutën e 74 të takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online