“Mund t’ju blej ushqime”! Modeli që i duhet botës vjen nga një futbollist, 21-vjeçari tregon zemrën e artë

Arritjet në futboll shoqërohen edhe me bollëk në xhepat e lojtarëve, të cilët asnjëherë nuk hezitojnë ta tregojnë luksin e tyre. Nga vilat superluksoze te makinat e shtrenjta apo rrobat e kushtueshme, futbollistët nuk i kursejnë vetes së tyre asgjë. Por përtej luksit ka edhe nga ata lojtarë që preferojnë të ndajnë me të tjerët dhe t’i japin botës modelin që duhet.

Një rast i tillë vjen nga Franca, ku Bryan Soumare ka nisur një nismë të veçantë që nxjerr në pah zemrën e artë të tij. Lojtari 21-vjeçar që luan i huazuar nga Dijoni për Sochaux, ka bërë ditën e djeshme një postim në profilin e tij në “Tëitter”, ku shreh gatishmërinë për të ndihmuar personat në nevojë në këtë periudhë krize financiare prej Covid-19, duke u siguruar atyre ushqimin në tryezë.

“Nëse në situatën në të cilën jetojmë nuk mund të punoni dhe nuk keni për të ngrënë, mos hezitoni e mos kini turp për të më shkruajtur privatisht. Mund t’ju ble makarona, oriz, vezë, qumësht apo ushqime të tilla. Mos shkoni në shtrat pa ngrënë, aq më pak nëse jeni me fëmijë”, ka shkruar Bryan Soumare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online