Apeli i shuan plotësisht shpresën Napolit, e humbasin ndeshjen 0-3 në tavolinë

COVID-19 është duke u përhapur me shpejtësi të madhe dhe kjo padyshim është reflektuar edhe në futboll. Përshkak të infektimit të dy lojtarëve, ndeshja e 6 tetorit Juventus-Napoli u vendos në tavolinë, pasi këta të fundit nuk u paraqitën në fushë për të luajtur takimin. Rezultati i fiksuar 3-0 u kontestua shumë nga napoletanët, të cilët shfrytëzuan çdo mundësi të mundshme për ta riluajtur sfidën.

Megjithatë duket se ëndrra e presidentit të Napolit, De Laurentis është shuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit të Federatës, e cila bën me dije se vendimi i vendosur nga Lega Seria A për dhurimin e fitores tek Juventusi është i drejtë dhe i pakontestueshëm. Në këtë mënyrë renditja e përgjithshme e kampionatit italian mbetet e pandryshuar./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online