“Mund t’i shihni ar.mët që ka“, trajneri tregon për rritjen e Brojës: Po mësojmë si duhet të pasojmë për ta bërë të shkëlqejë

Armando Broja po vijon të shijojë suksesin e tij në radhët e Sauthemptonit. Sulmuesi shqiptar tregoi edhe një herë tjetër aftësitë e tij në përballjen e djeshme kundër Uest Hemit, duke marrë më pas edhe vlerësimet e trajnerit. Hasenhutl është shprehur se 20-vjeçari ka mësuar të luajë edhe pa top, ndërsa shton se ekipi po mëson se si duhet të kombinojë për ta bërë Brojën të shkëlqejë.

“Ai padyshim është gjithashtu një lojtar i ri që ka ndeshje shumë të mira, ndeshje të jashtëzakonshme, dhe më pas disa jo aq shumë, por nuk mund të luash gjithmonë shkëlqyeshëm si sulmues. Ju mund t’i shihni gjithmonë ar.mët që ai ka. Broja mësoi si të bënte presion, si të luante pa top dhe kjo ishte e rëndësishme për të dhe për ne.

Ne mësojmë gjithnjë e më shumë se si duhet t’i luajmë pasimet për ta bërë atë të shkëlqejë. Kjo nuk është gjithmonë e mundur, por në disa ndeshje ne e menaxhojmë mjaft mirë dhe dje ishte një lojë e tillë”, ka thënë Ralf Hasenhutl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online