“Mund të mbyllej 0-3 që në pjesën e parë”, Ditmar Bicaj: Nuk po i besoja syve te Hungari-Francë

Ditmar Bicaj ka komentuar përballjen mes Hungarisë dhe Francës që përfundoi në barazimin 1-1. Sipas futbollistit shqiptar kjo ndeshje duhej të mbyllej në shifrat 0-3 që në pjesën e parë, por francezët shpërdoruan raste të pastra për gol. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Sport”, Bicaj u shpreh:

“Mund të shkonte 0-2 dhe 0-3 me rastet e Mbape dhe Benzema që në pjesën e parë. Kur po shikoja kronikën, nuk po i besoja syve për rastet e humbura. Pashë edhe reagimin e Deshamp. Megjithatë për mua janë të kualifikuar që tani nga grupet me 4 pikë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online