Mund të luajë edhe në “Champions League”, zbulohet ekipi gjigand i Greqisë që kërkon Rei Manaj

0

Fati i madh e ka ndjekur gjithmonë Rei Manajn në karrierën e tij. Është vetëm 23-vjeç, ka lindur si futbollist te Interi, madje duke pasur mundësinë edhe për të debutuar me ekipin e parë. Në momentin që shumëkush mendoi se karriera e këtij sulmuesi ishte duke marrrë tatpjetën vjen edhe stërvitja me yjet e Barcelonës, për t’u marrë në konsideratë edhe në ekipin e parë. Më shumë sesa kaq nuk mund të kishte për një lojtar shqiptar, megjithëse nisur nga fakti se nuk arriti të lërë gjurmë te ekipi i dytë, katalanasit e kanë vendosur për largimin e tij. Manaj do të nisë një tjetër aventurë për sezonin e ardhshëm dhe kjo është e sigurtë.

Kasimpasa doli si njëra nga alternativat që vinte nga Turqia, por në orët e fundit është zbuluar edhe ekipi që e kërkon Manajn në Greqi. Bëhet fjalë për një skuadër gjigante si PAOK, atje ku luan edhe Enea Mihaj. Në fakt kjo skuadër ka shanse për të qenë në grupet e “Champions League”, atje ku e ndan vetëm përballja ndaj Krasnodar. Ndeshja e parë u humb në transfertë në shifrat 2-1 dhe ekipi grek ka mundësinë për të përmbysur gjithçka në shtëpi. Trajneri Abel Ferrera është duke e kërkuar Manajn te PAOK, ndërsa marrëveshja po diskutohet për një huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.