“Mendova se isha rritur unë, po kishin ulur portën me 5 centimetra”! Murinjo nuk ndalet, ndeshja me Shkëndijën bën xhiron e botës

Ndeshja mes Totenhemit dhe Shkëndijës së Tetovës ka bërë xhiron e gjithë mediave botërore. Kjo nuk ka ardhur për shkakun e rezultatit pasi ekipi anglez nuk bëri një surprizë, duke fituar me shifrat 1-3.

Por Jose Murinjo do të tregonte edhe një rast vërtet të veçantë ku porta ishte ulur me 5 centimetra. Në këtë mënyrë sulmuesit shtatlartë të Totenhemit do e kishin më të vështirë për të mbërritur te goli.

E sikur të mos mjaftonin batutat e bëra në konferencën për shtyp, tekniku portugez ka bërë edhe një postim në “Instagram”, si për të mbajtur kujtim gjithçka ndodhi në këtë ndeshje. “Mendova se isha rritur unë, po kishin ulur portën me 5 centimetra”. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

I thought I had grown but then I realised the goal was 5 centimetres lower-Shkëndija 1 – 3 @spursofficial

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online