“Mund të kishim rival shumë më të ashpër se Shqipëria“, Presidenti i Federatës Çeke nuk e diskuton kualifikimin

Ditën e sotme është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionati Europian 2024. Shqipëria gjendet në të njëjtin grup me Poloninë, Çekinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Presidenti i Federatës Çeke të Futbollit ka dhënë përshtypjet e tij për atë që rezervuan goglat, duke theksuar se kalimi në Europian nuk duhet vënë në diskutim. Fousek është i kënaqur me kundërshtarët, pasi pohon se në vazon e tretë mund të kishte peshkuar rivalë më të fortë se Shqipëria.

“Duhet theksuar se objektivi ynë për të kaluar në Kampionatin Europian mbetet një prioritet i padiskutueshëm. Shorti ishte relativisht i favorshëm për ne. Mund të kishim përballur një kundërshtar shumë më të ashpër nga vazoja numër një, tre dhe katër. Mendoj se duhet të të jeni të kënaqur.

Nuk dua të nënvlerësoj asnjë nga kundërshtarët, por në këtë grup thjesht nuk mund të kemi qëllim tjetër përveç avancimit. Jam i bindur se jemi të aftë ta luajmë në fushë dhe se vetëm ne mund t’ja prishim punën vetes”, ka thënë Petr Fousek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online