“Me Rejën do diskutojmë për të mirën e Shqipërisë”! Duka komenton shortin: Mos harroni 2016, Ishujt Faroe dhe Moldavia kanë si objektiv… Shqipërinë

Shqipëria ka mësuar shortin për eleminatoret e Europianit. Kuqezinjtë janë në një grup me Poloninë, Cekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavi. Menjëherë pas hedhjes së shortit, Armand Duka e ka komentuar në Supersport, teksa pranë tij ishte edhe trajneri Reja.

Çfarë mendon për shorti? “Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024”.

Jeni përkrah trajnerit, cila do të jetë e ardhmja e Rejës- “Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë.

Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm.

Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje”.

Kujt i druhesh më shumë? Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria”.

Fitoret 1 milionë euro? “Grupi me pësë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online