“Ishim ulur pranë dhe thashë: ‘Vetëm ata jo’”, trajneri i Polonisë komenton shortin: Bashkë me Shqipërinë dhe Çekinë jemi favoritë

Fati ka vënë sërish përballë Poloninë dhe Shqipërinë, por këtë herë objektivi nuk është Kampionati Botëror, por ai Europian. Trajneri i Kombëtares polake ka komentuar për “Polsat Sport” shortin e kualifikueseve për Euro 2024, ku ka veçuar Poloninë, Shqipërinë dhe Çekinë si favortë. Më tej, Michniewicz ka treguar edhe rivalin që donte të shmangte me doemos. Bëhet fjalë për Francën, delegacionin e së cilës e kishte pranë në momentin e shortit.

“Polonia ishte shumë me fat në short. Në grupin E, përveç çekëve u bashkuan edhe shqiptarët, faroezët dhe moldavët. Mendoj se mund të ishte më keq, mund të kishim goditur skuadra më të forta. Por ne ende duhet të fitojmë ndeshjet tona. Përveç çekëve dhe shqiptarëve, ne jemi favoritët e këtij grupi.

Isha ulur në short pranë delegacionit francez dhe thashë me vete: “Vetëm ata jo”. Kur doli se ata ishin në një grup tjetër, Dider Deschamps më buzëqeshi, mbylli një sy dhe gjithçka ishte në rregull”, është shprehur Czeslaw Michniewicz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online