Roma po shfaqet aktive në këto ditë të fundit të merkatos. Klubi verdhekuq po punon edhe në aspektin dalës, teksa Kumbulla dhe Beloti pritet të largohen për të afruar emra të rinj në skuadër. Mbrojtësi shqiptar mund të jetë befasia e orëve të fundit të merkatos.
Xhanluka Di Marcio raporton se në garë për shërbimet e tij është future edhe Sasuolo. Këta të fundit kanë gati ofertën për huazimin e 23-vjeçarit, ndërsa në listën e të interesuarëve është futur edhe Udineze./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
.@SassuoloUS su #Kumbulla della @OfficialASRoma: si lavora per il prestito. Anche l’@Udinese_1896 pensa al difensore giallorosso @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 30, 2024