VIDEO/ Mançini u largua nga fusha pa përfunduar ende penalltitë, Arabia Saudite e tij eliminohet në 1/8-at e Kupës së Azisë

Arabia Saudite i ka thënë lamtumirë Kupës së Azisë. Kombëtarja aziatike është eliminuar në fazën e 1/8-ave. Ekipi nga Lindja e Mesme nuk arriti dot të kalonte Korenë e Jugut mbrëmjen e sotme. Për të përcaktuar fituesin nuk mjaftoi koha e rregullt. Arabia Saudite kaloi e para në avantazh me anë të Radifit në minutën e 41-të, por në minutën e 9 të shtesës Gue-Sung rivendosi barazimin dhe bëri që ndeshja të luhej edhe për 30 minuta të tjera.

Koreja e Jugut ka siguruar biletën për në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive. Në momentin kur lojtarët arabë gabuan për të dytën herë nga pika e bardhë e 11 metrave, Roberto Mançini vendosi të braktiste përpara kohe fushën. Trajneri i Arabisë Saudite e kishte të qartë fundin dhe zgjodhi të shkonte më herët në dhomën e zhveshjes. Në krahun tjetër Jurgen Klinsmani vijon me sukses rrugëtimin e tij me Korenë e Jugut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online