Winful Kobina ka bërë jehonë në orët e fundit në mediat e Ganës pasi ka marrë pasaportën shqiptare. Të shumta janë mediat që kanë shpërndarë gjerësisht lajmin i cili në fakt daton më herët, atje ku presidenti Meta ka firmosur duke e kthyer Kobinan në një qytetar të Shqipërisë pas performancave fantastike te Tirana.
Në mediat e Ganës e shohin këtë lëvizje si një mundësi të mirë që Shqipëria ta bindi për t’u ftuar në Kombëtaren e kuqezinjëve. Megjithatë kjo nuk ka gjasa llogjike për të ndodhur, pasi dyert do t’i mbylleshin edhe Olainkës. Ky i fundit do të shprehte hapur dëshirën e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë, ndërsa luajti në sezonin e fundit edhe në “Champions League”.
Por sërish do të merrte refuzimin e Kombëtares, që si pjesë të saj mban vetëm lojtarët me origjinë shqiptare. Ndërkohë një tjetër variant për këtë lëvizje është që Tirana të ketë mundësinë për të marrë më shumë lojtarë të huaj në skuadër, pasi Kobina konsiderohet tashmë si shqiptar dhe kjo krijon hapësirën për afrimet e reja. Por në Ganë e shohin së tepërmi se kjo lëvizje ka ardhur për të përfaqësuar fanellën kuqezi. /Sport Ekspres/
Wisest decision by far ‘ Livewire’ ? I can’t wait to see you rock the @Albania National Team Jersey!!
Glorious @HeartsOfOakGH and Ghanaian midfielder Winful Cobbinah naturalizes as Albania citizen, gets passport. #TeamAlbania #WeMove ? pic.twitter.com/yuJ95FFMEB
— Global Icon ?? ? (@NaaBardina) October 21, 2020