Në rrugën e Abazajt dhe etiketimin Muriqi, Mirlind Daku është “çmenduria” e Ballkanit

Nga Klaudio Ndreca

Kur Kukësi e kishte si pjesë të organikës, nuk kishte aspak hapësira për Mirlind Dakun. I mbetur në hijen e Vasil Shkurtaj, sulmuesi nuk mundi të tregonte asnjëherë aftësinë e tij. Ndërsa në ndeshjet që Shkurtaj do të mungonte, Daku dallohej që si një sulmues i prespektivës, por nuk mund të vinte nga stoli dhe të “bombardonte” portat kundërshtare.

Pak besim dhe kthehet si në kohën e artë te Trepça. Mirlind Daku ka shënuar sërish dy gola në fitoren e Ballkanit në shifrat 2-0 ndaj Dritës. Pjesa më e madhe e golave të ekipit të Munishit vijnë pikërisht nga ky sulmues. Ndërkohë trajnerët kundërshtarë e kanë të pamundur që të ndalin me skemat e tyre, megjithëse e dinë mjaft mirë që është rreziku kryesor.

Në total statistikat e Dakut janë të frikshme në këtë nisje të sezonit të ri ku ka shënuar 14 gola në 7 ndeshje. Ashtu si edhe Abazaj, sulmuesi në Kosovë kërkon një përsëritje të rrugës për të dalë sërish në Europë, pasi dështoi eksperienca e parë te Osijeku, atje ku u mendua trampolina e madhe. Ndërkohë “pagëzimet” si Vedat Muriqi i ri i Kosovës nuk kanë munguar duke parë potencialin që zotërohet prej tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online