Është zyrtare! Devi Muka do të ndryshojë pozicion. Ylli bardheblu nuk do të jetë më drejtori sportiv i skuadrës. Presidenti Refik Halili ka konfirmuar që Muka do të ndryshojë vendin e punës.
Nuk është zbuluar nëse ish-drejtori do të jetë në Akademi apo skuadër, por ekziston edhe një mundësi që të jetë jashtë planeve bardheblu. Siç dihet marrëdhënit mes tij dhe presidentit Halili janë shumë të mira dhe me shumë gjasa do të vijojë të mbetet në klubin bardheblu.
Ardhja e trajnerit të ri Ze Maria solli një revolucion të tërë tek 24-herë kampionët e Shqipërisë!