Mrekulli në “Snooker”, 5 herë kampioni i botës mposhtet nga një amator

Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në bilardon “Snooker”, Roni O’Sullivan është mposhtur nga lojtari amator, Xhejms Kahill, vetëm 23-vjeç. Sporti i “Snookerit” është më i përhapur në Britaninë e Madhe dhe të dy sfiduesit janë nga Anglia.

O’Sullivan cilësohet si lojtari më i mirë që ka mbajtur stekë në duar, është shpallur 5 herë kampion bote, ka fituar çmime individuale të pafundme, por sot është mposhtur 10-8 me sete nga i riu Kahill. Pas 11 seteve të para, O’Sullivan kryesonte 6-5, por Kahill bëri nëj përmbysje të çmendur, duke shokuar gjithë botën e “Snookerit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *