Moxhi: Partizan super pas janarit. Çani, momenti i së vërtetës

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Luçiano Moxhi, i ftuar në Rubrikën Sportive në RTSH, ka folur për Partizanin, merkaton, lojtarët e afruar në verë, ecurinë deri tani dhe të ardhmen.

Partizani, a mund të quhet një dështim ky sezon?

Nuk është se Partizani ka fituar gjithë këto trofe vitet e shkuar. Besoj se Partizani mund të fitojë, sërish, sepse kampionati ndahet në dy faza. E para, nga korriku deri në dhjetor, e dyta, prej janarit deri në fund dhe ju siguroj se nga janari e tutje do të shihni një Partizan shumë më ndryshe se ai që kemi parë deri tani.

Stafi italian vuajti për shkak se nuk njihte kampionatin?

Kjo mund të jetë e vërtetë, por stafi italian nuk ka qenë deficitar. Këtu kanë ardhur persona që kanë fituar gjithçka në futboll, por çdo njeri ka nevojë për kohë, që të përshtatet. Duke parë atë që skuadra ka dhënë deri tani, duhej një ndryshim dhe në janar e tutje do të ketë ndryshime madhore.

Pse nuk funksionuan afrimet e verës?

Mund të ketë pasur disa prej tyre që nuk ishin në lartësinë e duhur. Megjithatë, nuk është e thjeshtë, lojtarët kanë nevojë për përshtatje. Dy muaj nuk mjaftojnë për të bërë një bilanc, në fund do të flasim nëse kemi bërë mirë apo jo, sepse ka ende shumë ndeshje deri në fund. Disa prej tyre do të largohen, disa do të qëndrojnë, ndërsa do të vijnë të tjerë në janar. Për herë të parë Partizani do të arrijë të shesë në Itali dhe kampionate të tjerë.

Çfarë po ndodh me Çanin?

Për fat të keq, është dëmtuar dhe ky dëmtim zgjati pak si shumë. I thashë atij që ka një afat të caktuar dhe nëse deri në nëntor nuk riaftësohet,do të flisnim për prishje të kontratës ose ulje të pagës. Tani ka ardhur koha të flas me Çanin dhe do t’i them që kemi mbërritur në pikën ku unë them “Stop”. Tani përgatitësi atletik do të më thotë nëse është gati të stërvitet apo jo me ekipin e parë. Nëse e bën, OK, nëse jo, do të kalojmë në planin B.

Moxhi, a është i lodhur nga futbolli?

Unë? Jo, absolutisht. Ishte shumë ftohtë në Kukës dhe pjesën e dytë e pamë para monitorit, me Starovën, meqë doli me karton të kuq. Aty biseduam për atë që duhej bërë.

Torasa, do të vijë te Partizani?

Unë nuk di asgjë, nuk kam biseduar me të. Ndoshta vjen, por mund të jetë bërë gjithçka pa dijeninë time. Për lojtarët në rolin e tij, sulmues i dytë, do të doja të shihja gola dhe Torasa shënonte shumë pak. Ndoshta vlen për kampionatin shqiptar, por me sa shoh, as në Argjentinë nuk po luan, ndaj nuk e di kush ka të drejtë.

Si është e vërteta e gjobave te Partizani?

Është një paralajmërim, një mënyrë motivimi, për të shkundur lojtarët. Mund të vepronim në shumë mënyra, zgjodhëm këtë të gjobave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online