Lika i zhgënjyer: Vuajmë në mbrojtje dhe shënojmë pak

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka komentuar i zhgënjyer barazimin ndaj Laçit, duke pësuar gol në fund. “Dëshira për të marrë maksimumin dhe nevoja për fitore të prish punë edhe cilësinë e lojës. Laçi na krijoi vështirësi shpesh herë. Tensioni na çon në këto momente kur nuk arrijmë të finalizojmë, sot edhe Selmani kreu pritje të mira, ashtu si Ruçi.

Tërheqja në mbrojtje: “Kur kundërshtari luan me 2-3 sulmues, duhen bërë ndryshime në mbrojtje. Edhe Lamçja kërkoi zëvendësim. Nga ana tjetër, gabuam tek momenti kur morëm golin”.

Sulmi nuk po shënon shumë: “Nuk është çështje fati. Fati përdoret rëndom në futboll, por duhet të finalizojmë më shumë. Edhe lojtarët e sulmit, edhe të tjerët, bëjnë ato gjëra që bëjnë në stërvitje, por humbasim raste të pastra në ndeshje. Jemi skuadra që humbasim më shumë raste. Nuk na falet kjo gjë. Po vuajmë në repartin e mbrojtjes. Gjithashtu, humbasim raste në sulm. Këto janë problemet e skuadrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online