Moxhi: Gabuam me Julianon, Starova është trajneri perfekt për Partizanin

Luçiano Moxhi ka folur në RTSH për shumë çështje dhe mjaft interesante ishin deklaratat e tij në lidhje me trajnerin. Drejtori i famshëm ka pranuar se zgjedhja e Julianos ishte e gabuar, duke deklaruar se për kampionatin shqiptar duhet një trajner shqiptar dhe Starova është njeriu i duhur për Partizanin, duke bërë gjithçka perfekte në Kukës. E njihja që më parë, ndaj edhe i thashë edhe Demit ta kthente në drejtim.

A është e vërtetë që Partizani ka buxhetin më të madh dhe nivel shpenzimesh si asnjë skuadër në Shqipëri?

Atëherë, nëse kjo është e vërtetë, rregullohet lehtë, sepse largojmë disa nga lojtarët më të paguar dhe ja, u zgjidh. Starova më tregoi sot se di ta vendosë mirë skuadrën dhe kampionatin shqiptar. Ai lexoi mirë ndeshjen, duke përfituar nga fakti që Kukësi ka dy qendërmbrojtës shumë të ngadaltë. Starova e dinte mirë këtë gjë dhe e shfrytëzoi, duke bërë zgjedhjet e duhura, çka është pikërisht ajo që duam ne.

A mund të shesë Partizani lojtarë dhe si do të përfitojë të ardhura pas kaq shumë shpenzimesh?

Këtë e dimë ne, ju garantoj që do të shesim lojtarë dhe në aspektin financiar do të jemi në rregull. Lojtarët duhet të dish t’u rritësh vlerën, nuk po përmend emra, por ka lojtarë që do të shkojnë dhe të bëjnë figurë të mirë në Itali apo Gjermani, ndërsa Partizani do të përfitojë ekonomikisht. Gjithashtu, synimi është ta çojmë Partizanin në vendet e para dhe kjo do të ndodhë me të mira apo me të keq. Çdo pagë, sado e ulët, duhet të justifikohet. Megjithatë, kanë kaluar vetëm 2 muaj, duhet pak durim dhe do të shihni ekipin e duhur.

A quhet një dështim ky Partizan, duke parë renditjen, lojën, ndryshimet dhe faktin që thuajse gjithë lojtarët e ardhur në verë nuk po luajnë?

As unë nuk jam i kënaqur, edhe me lojtarët e ardhur në verë. Mua thjesht  nuk më pëlqen fakti që Partizani gjykohet pa u mbushur mirë dy muaj. Partizani do ta tregojë sa vjen, sepse lojtarët i ka, është një skuadër me lojtarë cilësorë, pak rëndësi ka i sheh apo jo Panuçi lojtarët shqiptarë. Llogaritë bëhen në fund dhe nëse gaboheni ju, do të vij sërish në studio për t’iu kritikuar. Unë kam ardhur për të dhënë kontributin tim në Shqipëri, jo për shëtitje. E keni pyetur veten pse futbolli shqiptar është në nivel të ulët në Shqipëri? Ndoshta sepse nuk bëhen gjërat me durim, nuk punohet në vazhdimësi.

Meqë duhet durim, pse nuk u prit me largimin e Julianos?

Atëherë, rasti i Julianos është pak i veçantë. Është e qartë që duhej kohë për të njohur kampionatin dhe lojtarët, mentalitetin, or vjen një moment kur duhet ndryshim dhe kuptova që këtë punë mund ta bënte vetëm një trajner nga Shqipëria. Mark Juliano nuk arriti të ambientohej shpejt, pësoi disa humbje dhe duhej marrë një masë urgjente. Sot Starova gjeti në mënyrë perfekte çdo lëvizje taktike. Futbgolli shqiptar është pa spektakël, këtu luhet fort, me kundërsulm dhe topa të gjatë, për lojtarë të shpejtë përpara. Partizani po luan pa qendërsulmues, Çanin nuk e dëmtova unë.

A erdhi i dëmtuar Çani?

Kur merret një lojtar, bëhen vizitat mjekësore. Nëse ato thonë që është në rregull, edhe për mua është në rregull. Vinte pas një operacioni, na u tha që ishte mirë fizikisht dhe nuk e prisnim të mungonte kaq gjatë. Nëse riaftësohet, mirë, nëse jo, do të largohet dhe do të gjejmë dikë tjetër.

Basrak, nuk është sulmues qendre?

Basrak mua nuk më pëlqen. Nuk kam ardhur këtu t’i bëj procesin Mark Julianos, nuk i bëhen procese dikujt që nuk është këtu.

Djali juaj ishte në Tiranë për të parë Partizanin, a do të sjellë ndonjë lojtar?

Jo, ai erdhi në Shqipëri për të parë Partizanin. Sa për merkaton e Partizanit, atë e bëj unë, jo ai.

Arbitrat shqiptarë, a keni krijuar ndonjë opinion?

Nuk i njoh mirë, që ta flas. Sot, për shembull, në Kukës, arbitri u soll mirë. Ndoshta te rasti i penalltisë kishte një faull më përpara, por nuk mund ta gjykosh një arbitër nga episode të tilla.

Bardhi jashtë kombëtares U-21?

Kjo varet nga aftësia e gjykimit të trajnerëve, nëse ka lojtarë më të mirë se ai trajneri ka të drejtë mos ta grumbullojë. Megjithatë, për mua nuk ka lojtarë më të mirë se Bardhi në rolin e tij dhe besoj se trajneri i Shpresave gabon.

Mbyllja?

Më vjen keq që nuk kam dhënë atë që pritej dhe nuk i kam kënaqur tifozët, por do të bëj gjithçka që t’ia dal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online