Moxhi: Klasën e kalojnë të gjithë, por dua nota të mira

Drejtori i përgjithshëm kërkon kohë: Lojtarët duhet të përshtaten, pasi është normale kur vjen në një kampionat të ri. Pres më shumë, sigurisht. Shpresoj dhe besoj që do të ngjisim renditjen…

Është mësuar gjithmonë të sulmohet, por qetësia është pika më e fortë e tij. Në futboll ka përjetuar lloj-lloj situatash dhe vështirësitë e para me Partizanin nuk e ndalin, përkundrazi, edhe pse në një moshë madhore, e motivojnë. Luçiano Moxhi, pas “stuhisë”, nis të flasë… E ka lënë të kalojë në qetësi, pa u prononcuar, ndoshta sepse momenti i duhur nuk ishte. Dje, pas fitores së dytë radhazi dhe katër golave të shënuar në dy ndeshje, ka folur për mediet.

– Një fitore që zgjidh disi problemet?

– Nuk ka probleme, thjesht të ngjisim renditjen dhe do ta bëjmë.

– Sigurisht, por a kanë kaluar vështirësitë e javëve të para?

– Çdo gjë ka të bëjë me ambientimin. Edhe lojtarët pak nga pak po përshtaten. Besoj i patë edhe në takimin e sotëm. Shikoni edhe Adorjan, çfarë bëri. Futbollistët e huaj, kur vijnë në një kampionat që nuk e njohin, hasin vështirësi në fillim. Besoj se skuadra tani është në rritje të vazhdueshme dhe besoj se në ndeshjet e tjera do të japin edhe më shumë se sa kaq, pasi i kanë mundësitë.

– A duhet pak më shumë durim?

– Durim… Le të themi që duhet të kuptohemi nga të gjithë. Ata lojtarë të kuptohen se i duhet pak kohë dhe kaq.

– A jeni ende në luftë për titullin?

– Unë besoj dhe shpresoj. Jemi këtu për këtë objektiv dhe arsye. Urojmë që të ngjitemi në renditje, e cila në fillim nuk shkoi aq mirë, por tani do të bëjmë më të mirën dhe sigurisht do të nderojmë fanellën.

Çfarë note do t’i jepnit Julianos?

– Edhe ai bën pjesë te ata që duhet të ambientohen, por më duket se gradualisht po bën më mirë. Kam shpresë dhe jam vigjilent për atë që po ndodh.

– Pra, i jepni notë kaluese?

– Po, notën kaluese e marrin të gjithë, por unë dua nota të mira, jo vetëm kalimin e klasës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *