Idrizaj: Treguam se fitorja në Gjirokastër nuk ishte rastësi

Mbrojtësi i Kamzës ul euforinë pas triumfit të djeshëm, duke u përqendruar te synimi final, mbijetesa, që është 30 ndeshje larg

Pas disa sezonesh mes Durrësit, Vlorës e Skënderbeut, Hektor Idrizaj ka nisur një aventurë të re në Kamzë, duke provuar të luajë në një skuadër debutuese. Dyshimet me siguri i ka pasur të mëdha në verë, kur i duhej të zgjidhte, por pas një sezoni plot probleme në Korçë, nuk e kishte më luksin të qëndronte pa luajtur. Preferoi ofertën e Kamzës, jo thjesht për çështje financiare, por sepse dëshironte të tregonte se ai është lojtar i nivelit të lartë dhe se Kamza nuk do të jetë thjesht kalimtare në Superiore. Mbrojtësi vlonjat është një pikë kyçe në formacionin e befasisë së bukur të sezonit të ri dhe tashmë shpreson që Kamza të ruajë këtë ritëm, por me këmbët në tokë, sepse herët a vonë do të vijnë edhe ditë të vështira. Rëndësi ka të menaxhohen me qetësi, ashtu si suksesi momental, sipas 28-vjeçarit, i cili për “Sport Ekspres” ka folur pas triumfit të djeshëm ndaj Vllaznisë.

ENTUZIAZMI, ME PIKATORE – Idrizaj refuzon të flitet me superlativa, pas sukseseve të fundit: “Është ende shumë herët. Arritëm një fitore mjaft të rëndësishme, nga ato që mund të ndryshojnë sezonin, duke parë edhe mënyrën si erdhi, ashtu si fitorja në Gjirokastër. Megjithatë, janë ende edhe 30 ndeshje, sezoni sapo ka nisur, ndaj nuk ka pse të fluturojmë”.

NDAJ LUFTËTARIT, JO RASTËSI – Të gjithë u habitën mesjavën e shkuar nga fitorja e Kamzës në Gjirokastër, por kjo ishte një arsye më shumë pse Idrizaj i gëzohet fitores ndaj Vllaznisë: “Na duhej shumë një fitore ndaj Vllaznisë, sepse përndryshe nuk do të kishte kuptim ajo që bëmë në Gjirokastër. Të gjithë do thoshin që ishte thjesht rastësi, duke u harruar që ndaj Luftëtarit luajtëm me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes. Tani jemi më të qetë dhe thjesht duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse në Superiore mjafton shumë pak për të kaluar nga vendet e para në fundin e tabelës”.

PIKËT, PASTAJ LOJA – Ndeshja e djeshme nuk ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, por mbrojtësi i Kamzës nuk shqetësohet shumë për cilësinë e lojës: “Ne jemi Kamza, nuk jemi ekip pretendent për titull, që të na kërkojnë llogari kur luajmë keq. Në ndeshje të tilla, si ajo kundër Vllaznisë, duhet pragmatizëm, rëndësi kanë pikët. Pastaj, nëse me kalimin e kohës do të vijë edhe loja e bukur, aq më mirë, por ne jemi të detyruar të luftojmë për çdo pikë, për të arritur synimin tonë, në një kampionat tmerrësisht të vështirë, ku u pa edhe sezonin e shkuar që diferencën nga Europa te rënia nga kategoria e bënë shumë pak pikë”.

FLAMURTARI NË HORIZONT – Të dielën e ardhshme Kamza viziton Flamurtarin, një derbi personal për vlonjatët e Kamzës, por Idrizaj nuk është se ka ndonjë ndjenjë negative: “Për mua është ndeshje radhe, kam luajtur edhe herë tjetër si kundërshtar me Flamurtarin. Është e qartë që nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat, por është futboll profesionist, në lojë janë veç 3 pikët, asgjë më shumë se kaq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online