MOVIOLA | “Tensioni” në Durrës, ja rastet nën “mikroskop” (VIDEO)

Ndeshja mes Teutës dhe Laçit, e cila u mbyll me rezultatin 1-1 nga golat e Shtubinës dhe Kallakut kishte tre momente të diskutueshme. Më shumë se gjyqtari kryesor, është asistenti i cili sot mund të thuhet se ishte përgjegjës për vendimet e marra.

Fillimisht, goli i Laçit duhet riparë disa herë për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një pozicion të parregullt. Është vërtetë e vështirë për të përcaktuar nga pamjet nëse Shtubina ka qenë më i avancuar se Fangaj.

Rasti i dytë është ai i cili u regjistruar pak sekonda para fundit të pjesës së parë. Edhe pse Berisha gaboi i vetëm me Hidin, asistenti i shpalli aksionin të pavlefshëm, megjithatë nga përsëritja duket se këtu gjyqtari ka gabuar, për shkak se sulmuesi është pas linjës së topit.

Rasti i tretë është ai i faullit nga ku erdhi dhe goli i skuadrës së Teutës. Përplasja e Vilës me Selmanin u konsiderua faull për vendasit nga gjyqtari. Edhe pse portieri i skuadrës bardhezi protestoi se e preku ai topin, nuk ndryshoi mendimi i kryesorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *