Bujar Pregja është specialisti i ekipit të “Skaner” në “MCN TV”. Këtë herë është bërë moviola e takimit Teuta-Apolonia që ishte më delikati, ku durrsakët fituan në shifrat 6-1. Për të shuar të gjitha diskutimet duke parë rezultatin dhe dy kartonët e kuq te Apolonia, Pregja ka saktësuar momentet kyçe.
Dy kartonët e kuq të Apolonisë qëndrojnë pastër dhe nuk kanë asnjë diskutim. I vetmi gabim i gjyqtarëve ishte lejimi i golit të Mihanës. Pavarësisht se futbollisti i fierakëve realizoi një gol fantastik, një prej lojtarëve të Apolonisë që ndodhej në pozicion jashtë loje i zinte rrezen portierit. /Sport Ekspres/