Moviola/ Partizani i është mohuar një penallti ndaj Tiranës, Brdariç: Si ndërhyrja e Gurishtës

Bujar Pregja ka bërë moviolën e derbit mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi në shifrat 1-2. Pjesë e skuadrës së “Skaner” në “MCN TV”, Pregja ka veçuar një penallti që është mohuar për të kuqtë. Në minutën e 42 të takimit kur shifrat ishin në 1-1, Hoxhallari do të ndërhynte ndaj Asanit që rrëzohet në tokë.

Lojtari i Partizanit kërkon penalltinë, por arbitri vazhdon lojën. Sipas Pregjës ky kontakt duhej të akordohej si penallti për të kuqtë. Menjëherë në bisedë është futur edhe trajneri i Vllaznisë, Brdaric, që heq vija paralele me ndërhyjen e Gurishtës për të thënë se nuk kemi të bëjmë me penallti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online