Andi Lila tregon pengun e madh të karrierës: Nuk luajta kurrë për Vllazninë

Andi Lila është në përfundim të karrierës dhe tashmë në moshën 35 vjeçare angazhohet me “Sindikatën e Futbollistëve Shqiptarë”. Gjatë gjithë rrugëtimit të tij, mbrojtesi nga Kavaja pothuajse ka arritur gjithçka që ka dëshiruar. Ai luajti në Itali me Parmën, në Greqi me Iraklis dhe Pas Janina, si dhe në Shqipëri me Besën dhe Tiranën. Gjithashtu Andi Lila ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare për shumë vite me radhë.

Megjithatë, edhe pse ka patur një karrierë mjaft të suksesshme, Andi Lila ka një peng në jetën e tij. I ftuar ditën e djeshme tek “Proçesi Sportiv”, Lila u shpreh se dëshironte të luante me Vllazninë, por kjo ëndërr nuk u realizua kurrë.

“Një nga pengjet e karrierës sime është që nuk kam një luajtur kurrë një ndeshje me Vllazninë. Do të kisha dashur shumë që të luaja me këtë skuadër, se është një qytet shumë sportdashës. Të paktën ta kisha bërë një sezon. Nuk kam pasur kurrë ofertë prej saj”- u shpreh Andi Lila. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online