Ku ishin dhe ku janë kampionët e Shqipërisë? Dashuria italiane bën dëm, Gega i dha 12 pikë më shumë

Partizani është në një periudhë krize teksa në 7 takimet e fundit ka marrë 6 humbje. Dështimi në derbi ndaj Tiranës ka ndikuar shumë te kampionët e Shqipërisë, që nuk e kanë marrë ende veten nga kjo disfatë.

Por në çfarë gjendje kanë qenë në sezonin e kaluar pas 19 ndeshjesh dhe ku janë tani? Në kohën e Skënder Gegës, skuadra që do të shpallej kampione e Shqipërisë do të numëronte 40 pikë. Pra 12 pikë më tepër sesa në këtë sezon aktual, duke treguar qartësisht uljen e ritmit dhe vështirësitë që po hasen, në raportin e nxjerrë nga “Supersport”.

Rikthimi i “dashurisë italiane” për trajner në stolin e Partizanit duket se ka bërë dëm tek të kuqtë. Pavarësisht manisë për të sjellë në Shqipëri trajnerë të huaj, rezultatet flasin në favor të teknikëve shqiptarë, që e njohin më së miri ambientin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online