Moviola/ “Arbitrat janë si Kastrioti”! Jemini bën vlerësimin: Penallti e pa dhënë kundër Tiranës dhe e mohuar për Partizanin

Lorenc Jemini ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” atje ku ka folur për këtë javë që lamë pas në Kategorinë Superiore. Në bazë të vlerësimit të bërë në moviolë është gabuar në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës, atje ku nuk është akorduar një penallti për korçarët pas ndërhyrjes që erdhi nga portieri Bekaj.

Ndërkohë një penallti nuk është dhënë as për Partizanin kundër Bylisit, sipas asaj që Jemini vlerëson në emisionin sportiv. E kur pyetet për një notë sesi mund të përcaktohen arbitrat e Superiores deri tani, vjen kjo përgjigje: “Janë nën mesatare, si Kastrioti, në mesin e renditjes”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online