E thonë edhe statistikat/ Berat Gjimshiti është një siguri më vete, në 5 më të mirët e Serie A për rekuperime

Berat Gjimshiti është padyshim një nga lojtarët më të mirë shqiptar, që ka bërë krenar të gjithë tifozët kuqezi me paraqitjet dhe arritjet e tij. Prej disa vitesh luan në nivelin më të lartë të futbollit italian, ndërsa sezonin e shkuar preku me dorë një ëndërr, duke mbërritur deri në çerek-finalet e Champions League.

Mbrojtësi shqiptar është një siguri më vete në prapavijë dhe një gjë të tillë e thonë edhe statistikat. Observatori i Futbollit CIES ka publikuar një listë me lojtarët më të mirë sa i përket rekuperimeve të topave gjatë ndeshjes në këtë vit. E kur vjen fjala te Serie A, Gjimshiti renditet ndër 5 më të mirët në këtë aspekt, ndërsa vihet re një dominim i Atalantës.

I pari udhëheq De Roon, i ndjekur më pas nga shoku i skuadrës Palomino. Më tej podiumin e plotësin Schouten i Bolonjës, që pasohet nga lojtari i Xhenoas, Badeljs. E pikërisht në vendin e pestë gjendet ermi i Berat Gjimshitit, që dëshmon edhe njëherë me statistika se sa shumë është rritur përgjatë viteve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online