“Ishin mbledhur 10 veta e po na shanin”, Redi Jupi tregon ndodhinë e pazakontë dhe flet për Delvinën

Redi Jupi ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” atje ku mes disa temash që u komentuar gjerësisht është prekur edhe çështja e dhunës në futboll. Për të prekur këtë çështje Jupi tregon një ndodhi tërësisht të pazakontë në një ndeshje veteranësh që është zhvilluar për të kaluar një kohë të bukur gjatë pasdites.

Por jo gjithçka shkoi mirë pasi nuk mund të evitoheshin sharjet që vinin nga 10 persona të cilët kishin zgjedhur që të shihnin këtë ndeshje. Pra Jupi e shtron problemin si një mungesë kulture që është shqetësuese për ambientin në Shqipëri. “Ne ishim në një ndeshje veteranësh, po luanim për qejf. Ishin 10 veta që kishin ardhur atje dhe po na shanin ne në fushë. E kupton apo jo? Është problemi i mëndësisë. Ne ishim duke kaluar pasditen atje dhe dëgjojmë të sharat. Është mungesa e kulturës dhe t’i jepet fund këtij perceptimi. Sado gabime që të bëj gjyqtari, nuk justifikohet dhuna ndaj tij”.

E për ta lidhur me rastin e dhunës së arbitrit në Delvinë, vendasit kërkojnë që të mos dënohen në këtë çështje pasi sipas tyre nuk kanë përgjegjësi për “çmendurinë” e një personi të panjohur që zgjedh të përplaset fizikisht me arbitrin. “Duhet parë ambienti dhe nëse e dekurajon dhunën dhe individin, pra i ndodh për herë të parë një skenë e tillë, atëherë nuk mund të dënohet. Por nëse pastaj është një ambient nga i cili ndodh njëherë, dy herë, tre herë e katër herë skena të këtij lloji, atëherë duhet me patjetër që të dënohet”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online