Mourinjo përgatit rikthimin e bujshëm në Itali, dy klube në bisedime me të

Zhoze Mourinjo ka disa muaj që është i papaunë dhe dy klube italiane janë futur në garë për të pasur portugezin në krye të stolit për vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Interin dhe Romën. Portugezi ka një lidhje të veçantë me zikaltrit pas tripletës së 2010-ës. “The Special One” do të ishtë i gatshëm të pranonte të rikthehej në “San Siro”.

Sipas “Sky Sport Italia” Mourinjo do të pranonte të reduktonte pagën e tij nga 18 milionë euro në 8 milionë për të mundësuar këtë lëvizje. Ardhja e Mourinjos mbështetet shumë nga zëvendës presidenti Havier Zaneti, që ka punuar edhe më parë me portugezin. Drejtori i përgjithshëm, Marota anon më shumë tek italiani Konte.

Gjithashtu, edhe Roma ka shfaqur pëlqimin e saj për ish-trajnerin e Mançester Junajtid. Gjithsesi interesi i Interit i ka ulur mundësitë e tyre dhe negociatat kanë mbetur në nivele fillestare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online