Moti i keq / Shtyhen dy ndeshjet Skënderbeu – Dinamo dhe Kastrioti-Bylis

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *