Moshat ndihmojnë Juventusin në turin e forcës, Vrioni nën urdhërat e Sarrit në ndeshjen miqësore

Një sezon i ngjeshur do të presë Juventusin këto dy muaj, ku do i duhet të luajë çdo 3 ditë. Diçka e tillë do të jetë një sfidë e vërtetë për të gjithë lojtarët, të cilët duke marrë parasysh edhe periudhën e gjatë pa u stërvitur do e kenë të vështirë kur të zbresin në fushë. Por sipas asaj që bën të ditur torinezja “Tuttosport”, Sarri e ka zgjidhjen te futbollistët e moshave.

Tetë lojtarë nga U-23 i janë bashkuar ekipit A në stërvitje këto kohë, ndër të cilët është parë edhe sulmuesi shqiptar Xhakomo Vrioni. Juventusi do të zhvillojë një ndeshje miqësore këtë javë për t’u bërë gati për rinisjen, ku mësohet se Sarri ka vendosur të përdorë edhe 8 futbollistët e moshave. Kështu “Tuttosport” zbulon se janë pikërisht lojtarët e U-23, së bashku me Vrionin, që do të ndihmojë “zonjën e vjetër” në këtë “tur force” që e pret përpara. Një lajm i mirë ky për sulmuesin shqiptar, që po pret dita ditës të shfrytëzojë momentin e tij. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *