“Kaloi në mënyrë provokuese“, Grezda thyen heshtjen dhe shfajësohet: Më ofenduan nga kombësia, mbroj nderin tim

0

Përfundimi i ndeshjes kundër Rijekës e gjeti Eros Grezdën duke u konfliktuar fizikisht me futbollistin e skuadrës kundërshtare. Një ngjarje që ka bërë xhiron e mediave, por që tani ka marrë edhe reagimin e vetë protagonistit. Sulmuesi shqiptar ka thyer heshtjen dhe ka shfrytëëzuar faqen zyrtare të klubit për të dhënë versionin e tij.

Grezda tregon se në fushën e lojës ekipit të tij iu bë një padrejtësi dhe iu mohua fitorja, ndërsa bën me dije se si gjatë ndeshjes ashtu edhe pas saj është përballur me ofendime personale dhe kombëtare. Sipas tij këto çështje janë të ndjeshme për të dhe se janë gjëja e fundit që meriton. Me tej Grezda shton se do të ndërmarrë edhe rrugën ligjore për të mrojtur nderin dhe emrin e tij.

“Më vjen shumë keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes së mediave, veçanërisht në kontekstin e gjithçkaje që ndodhi më parë në fushë, gjatë ndeshjes me Rijekën. Ne ishim të gjithë, përfshirë edhe mua, shumë të irrituar nga fakti që si sportistë u dëmtuam në duel dhe na u mohua fitorja e madhe, që ishim pranë. Nuk është e lehtë për ne që të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, veçanërisht kur dikush ju fyen dhe ju ul vlerat.

Kur bëhet fjalë për ofendime të mëdha mbi baza personale dhe kombëtare, atëherë si person, kryesisht, por edhe si atlet, unë jam veçanërisht i ndjeshëm. Kjo ishte gjatë lojës, dhe provokimet pasuan pasi ajo mbaroi, ndërsa unë isha para autobusit të klubit me shokët e skuadrës, pranë të cilit lojtari kundërshtar ?olak po kalonte në mënyrë provokuese. Kështu që, unë isha përballur me provokimet e tij gjatë gjithë kohës. Unë kam jetuar në Kroaci për shumë vite, unë i përmbush të gjitha detyrimet e mia dhe unë paguaj taksat këtu, dhe gjëja e fundit që meritoj është se dikush më ul vlerat dhe më fyen mbi baza kombëtare. Prandaj, do të ndërmarr të gjitha hapat e duhur juridikë, në përputhje me rrethanat, për të mbrojtur nderin dhe reputacionin tim”, ka deklaruar Eros Grezda për klubin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.