“Mos zgjidh Tiranën”/ Ferhani prezantohet zyrtarisht te Partizani, tregon bisedën në telefon me Cuculin

Ferhan Hasani është zyrtarisht lojtari më i ri i Partizanit. Për këtë futbollist ishin vendosur pas shumë klube të Superiores që kanë si objektiv titullin kampion. Megjithatë ishin vetëm të kuqtë që arritën ta bindin Hasanin për të ardhur në kryeqytetin shqiptar.

Një tjetër skuadër që e kërkoi me ngulm në përbërje ishte edhe Tirana. Në konferencën për shtyp gjatë zyrtarizimit, Hasani ka treguar edhe arsyen që e ka larguar nga bardheblutë pas sygjerimit të marrë nga Cuculi në telefon. /Sport Ekspres/

Partizani ishte dëshira ime:

Kampionatin shqiptar e njoh mirë e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjej edhe më shumë. Për sa i përket anës sime se nuk kam ndeshje në këmbët. Unë do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do shkojë nuk e di, atë do e tregojë koha. Unë nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë, mos më trajtoni ndryshe.

Edhe Drejtori Rama e tha më parë. Kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshire të bashkohesha me Partizanin.

Sulmi i Partizanit:

Hasani: Të them të drejtën nuk e kam diskutuar këtë pjesë. Do e vendosi traineri se ku do luaj dhe nëse do të luaj apo jo. Do jap maksimumin për ekipin.

Skema e Dajës

Hasani: Unë e shikoj vetën aty ku do trajneri. Unë mendoj se normalisht unë jam një lojtar si gjithë të tjerët. Do jap maksimumin për arritjen e objektivave. Nëse dalim kampionë apo jo ia lë kohës.

Biseda me Cuculin

Hasani: Të them të drejtën, kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online