“Mos t’ju duket çudi“, Dede hedh idenë e llogarive: Ndonjë kokë grupi mund të mos dalë e para, ecin me llogari

0

Nevil Dede është i ftuar në emisionin “Euro Zone” në “MCN TV”, ku ka komentuar ndeshjen e sotme të Italisë. Trajneri shqiptar ka vlerësuar së tepërmi paraqitjen e bërë nga Verrati, statistikat e të cilit do ia bëjnë vërtetë të vështirë zgjedhjen e formacionit Mancinit. Gjithashtu Dede është i mendimit se tashmë në grupet e tjera do të nisin edhe llogaritë, në mënyrë që të shmangin ekipet e mëdha në letër që në fazën e 1/16-ve.

“Verrati 103 pasime, 136 prekje të topit, është i frikshëm dhe nuk e di si do ia gjejë vendin Mancini. E kishim thënë edhe dje që do kishte ndryshime. Bëri rotacion të plotë Mancini dhe ia arritën të bëjnë mirë. Nuk ishin në nivelin e dy ndeshjeve të para. Goditën shumë herë portën. Statistikat janë shumë të mira, duke ditur që ishin me formacionin e dytë. Chiesa dhe Verrati vendosin në dilema Mancinin.

Deri tani janë në rrugën e mbarë. Ishte një ndeshje e mirë dhe argëtuese. Mund ët shkonte edhe barazimin, pro në fund fare them se e merituan fitoren. Të gjitha këto i japin të drejtë Italisë, për të para më tej. Mos iu duket çudi që ndonjë kokë grupi të mos dalë e para, pasi ecin me llogari për ndeshjet e ardhshme, mund të ketë surpriza.”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.