“Mos ta mbivlerësojmë Craiovan”, Alban Xhaferi ndez më tepër Vllazninë për kualifikim: U pa dora e Mirel Josës, mjafton të jemi në ditën tonë

Alban Xhaferi është shprehur i kënaqur me mënyrën sesi Vllaznia u përgjigj veçanërisht në pjesën e dytë Craiovas. Këtu presidenti i shkodranëve i gëzohet edhe trajnerit me eksperiencë, Mirel Josës, që arriti të lexonte lojën në mënyrën e duhur duke ndikuar me zëvendësimet e kryera. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Xhaferi ka thënë se rumunët nuk duhen të mbivlerësohen, pavarësisht diferencës në buxhet.

“Craiova, ishte një kundërshtar i vështirë, sepse bëhet fjalë për skuadër, që e ka buxhetin shumë herë më të madh se Vllaznia. Ne i kemi vlerësuar maksimalisht, duke i parë edhe avantazhet që kishte kundërshtari. Vinin nga një ndeshje kampionati dhe ishin më mirë. Pasqyra e kësaj ishte pjesë e parë, ku skuadra ishte më emocionale sesa duhej. Lojtarët nuk po bënin atë që duhej. Për eksperiencën e trajnerit, skuadra në pjesën e dytë u shfaq shumë mirë dhe mendoj që kemi bërë një lojë të mirë. Kemi një kundërshtar që tani e njohim. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit të bëjmë më tepër dhe ëndërrojmë kualifikimin.

Ndeshja pati një organizim perfekt përsa i përket sigurisë, e rrallë kjo, krahasuar me ndeshjet e tjera, që kanë pasur probleme. Dua të falënderoj edhe njëherë të gjithë që punuan për këtë ndeshje. Tifozeria shkodrane tregoi një kulturë të madhe, që e mbështeti ekipin. Shpresoj që t’ua shpërblejmë në ndeshjen tjetër. Penalltia? E kam parë pak, nuk duhet ta mbajmë mendjen aty. Në pjesën e parë, goli mund të vinte edhe nga rast tjetër, sepse mundësitë i kishin. Ishte një arbitrim serioz mendoj. Në pjesën e dytë ne ndryshuam modulin dhe skuadra kishte shumë kurajo. Për 20 minuta bëmë vetëm lojën tonë. Ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe të talentuar, të cilët mjafton të jenë në ditën e tyre më të mirë dhe nuk ka vend pse të mbivlerësohet skuadra kundërshtare”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online