“Mos prit dhuratë, nuk del Legia tjetër në fushë”! U shpallën kampion, surpriza e pakëndshme nga trajneri edhe për Ernest Muçin

Legia e Varshavës është shpallur kampione në Poloni që në ditën e djeshme pa qenë nevojë që të luajë në fushë. Ekipi i njohur polak ka përfituar nga gabimi i ndjekësit më të afërt për t’u shpallur matematikisht si kampion. Festa është e madhe edhe për Ernest Muçin që pas kurorëzimit te Tirana, ia del të fitojë titullin edhe në klubin e ri.

Por sigurisht që shijimi nuk është i njëjti pasi te bardheblutë ishte protagonisti absolut ndërsa te Legia gjendet ende në stol. Nëse llogjikisht mendohet se për talentin shqiptar do të ketë mundësi të mira aktivizimi në këto ndeshje teksa llogaria e kampionatit është mbyllur, në të njëjtën ide nuk është trajneri i Legias.

Ky i fundit ka folur menjëherë për mediat pas shpalljes kampion teksa u shpreh se nuk do të ketë “dhurata” për lojtarët e rinj që t’i jepet vendi në formacion. “Ne nuk do të bëjmë ndryshime të mëdha tani. Do të luajmë thuajse po me të njëjtët lojtarë si kemi qenë. Sigurisht që do të kenë shansin e tyre ata që kanë asur më pak minuta. Por qëllimi është që të marrim sa më shumë pikë deri në fund dhe prandaj nuk do të ndryshojmë. Duam të ndërtojmë një ekip përmes një loje të mirë dhe asnjë Legia tjetër nuk do të shfaqet në fushë”, tha Mishnievicz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online