Në Brazil është ngritur një diskutim i madh sa i përket trajnerit të ri. Opinioni sportiv nuk pranon që të vijë një teknik i huaj për të marrë Kombëtaren. Në këtë linjë mendimi ishte edhe trajneri brazilian, Dorival Junior.
“Nuk mendoj se Brazili duhet të marrë një trajner të huaj. Vetëm nëse është më i miri në botë, pra që të vijë Guardiola. Nëse nuk vjen ai, atëherë të mos vijë askush i huaj, duhet të jetë brazilian. Ne nuk kemi pesë Botërore vetëm sepse kemi lojtarë të mëdhenj”, tha Junior. /Sport Ekspres/