“Shef, kjo medalje është për ty”! Trajneri i Kroacisë ka një dedikim pas fitores: Duket si bronz, por kjo medalja ka shkëlqim të artë

Kroacia arriti që të fitonte kundër Marokut dhe të merrte vendin e tretë në Botërorin e Katarit. Menjëherë pas përfundimit të takimit, Dalic kishte një dedikim për medaljen e marrë. Ai ia dedikoi trajnerit 88-vjeçar Miroslav Blazevic, kroatit që është në gjendje të vështirë shëndetësore.

“Kjo është një medalje bronzi, por ka shkëlqim të artë. Ishte një ndeshje e vështirë për ne, kjo është një medalje për të gjithë popullin kroat, për ata që brohorasin për ne. Ne fituam dy medalje në dy Botërore radhazi. Kjo medalje shkon për Miroslav Blazevic. Shef, kjo është për ty. Unë mund të fitoj pesë medalje, por ti do të jesh gjithmonë trajneri i të gjithë trajnerëve”, tha Dalic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online