“Mos gaboni të mendoni ndryshe”, premtimi i Griezman pas 1-4: Në Paris për t’u kualifikuar, jo për qejf

Barcelona u mund në shtëpi me rezultatin 1-4, duke e bërë gati të pamundur kualifikimin në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Kryefjala e kësaj sfide ishte Mbape, i cili shënoi tripletë dhe dhuroi një shfaqje spektakole duke shfrytëzuar armën e tij të më të mirë, shpejtësinë.

Edhe pse mjaft i dëshpëruar, sulmuesi francez i Barcelonës, Antuan Grizman mbeti i mallëngjyer nga performance e Kilian Mbapes, duke theksuar se në të ardhmen do të jetë një lojtar i klasit të Mesit apo Ronaldos. “Ne të gjithë duhet ta shijojmë Kilian (Mbape), pasi PSG ka një lojtar që do të jetë në të ardhmen lojtari i klasit të Leos apo Kristianos. “- u shpreh Grizman.

Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen e kthimit, që do të luhet as dy javësh në kryeqytetin e Francës, Parisin. Antuan tha se skuadra e tij do të shkojë në ndeshjen e dytë për tu kualifikuar. “Është shumë e vështirë, por mos bëni gafë të mendoni ndryshe. Ne do të shkojmë në Paris për tu kualifikuar dhe jo thjesht si vizitorë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online