Figura e njohur e Interit ia premton zikaltërve: Milanin e lodhim ne përpara derbit

Milani do të luajë në derbin kundër Interin në ditën e dielë, atje ku do të jetë e gjithë vëmendja e Serisë A pasi bëhet fjalë për një përballje direkte mes dy ekipeve që ndodhen në dy vendet e para të renditjes. Por fillimisht kuqezinjtë duhet të djersisin të enjten për përballjen e “Europa League” kundër Crevena Zvezdës.

Atje do të jetë një derbi “i vogël” pasi trajneri i ekipit serb është Dejan Stankovic, figura e njohur dhe e dashur për zikaltrit. Përpara ndeshjes me Milanin, trajneri serb ka bërë edhe premtimin për tifozët e Interit: “Do të mundohemi që ta lodhim ne Milanin sa më shumë përpara derbi. Interi është duke kryesuar tani dhe ka fatin në dorë. Konte nuk i lë asgjë rastësisë dhe do të përgatis në detaje ndeshjen, jam i sigurt”, u shpreh Stankovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online