“Mos festo para meje”, zbulohen fjalët që Bonucci i tha gjatë sherrit me pjesëtarin e Interit: Do të v.ras

Superkupa e Italisë u mbyll në një mënyrë që askush nuk e priste. Alexis Sanchez shkundi rrjetën në minutën e 120 dhe i dha kështu fitoren Interit. Sigurisht që festa ishte e gjitha për zikaltrit, por e kundërta mund të thuhet për Juventusin. Leonardo Bonucci pati edhe një konfrontim fizik me Cristiano Mozzillo-n pas golit, teksa ishte duke pritur jashtë vijave kufizuese për të hyrë në fushë për ekzekutimin e penalltive ndërsa pjesëtari i stafit interist feston përpara tij.

Për këtë gjest mbrojtësi italian është gjobitur me 10 mijë euro, ndërsa në media janë zbuluar edhe fjalët që kanë dalë nga goja e futbollistit të Juventusit. “Mos festo përpara meje, çfarë dreqin po bën? Do të vr.as“, ka thënë Leonardo Bonucci, duke humbur kështu arsyen për një moment./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online