Mori vendin e ish-mbrojtësit të Bundesligës! Zagrebi mahnitet nga Salihu, i vjen ftesa e Shqipërisë

Hajdin Salihu, mbrojtësi 19-vjeçar i Lokomotivës së Zagrebit ka debutuar me ekipin e parë në Kroaci kundër Istrës. Futbollisti shqiptar do të merrte vendin e Papadopulos, me këtë të fundit që ka një eksperiencë të madhe në Bundesligë. Ekipi kroat ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e nivelit të lartë të Salihut:

“Debutim i shkëlqyeshëm nga adoleshenti që kërkon vëmendjen e tij. Nuk është e lehtë që të marrësh vendin e mbrojtësit më të mirë Papadopoulos dhe të debutosh në ndeshje kaq të rëndësishme. I riu nga Kosova ka bërë një punë të shkëlqyer në debutimin e tij”, shkruhet në reagimin e Lokomotivës së Zagrebit. Ndërkohë vetëm pak më parë është zyrtarizuar edhe ftesa e Shqipërisë U-21. Pra Salihu që më parë është llogaritur te Kosova, ka zgjedhur që të vishet kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online