Armando Broja nuk luajti në përballjen e sotme të Southampton ndaj Chelsea. Marrëveshja mes dy klubeve nuk e lejonte që sulmuesi të ishte i gatshëm për këtë përballje, pasi kartoni i tij zotërohet nga londinezët.
Kështu, lojtari i Kombëtares nuk mund të gjendej në fushë dhe për fatin e tij pasi ekipi i Tuchel e shkatërrojë Southampton 0-6. Vendin e Brojës e ka marrë në këtë takim Adam Armstrong, i cili është vlerësuar me notën 4 dhe u largua në minutën e 46. “Mezi e goditi njëherë portën, ishte i nxituar”, shkruhej në vlerësimin e Hampshire. /Sport Ekspres/