Milan është në kërkim të një sulmuesi të madh. Në orët e fundit është lakuar dhe emri i mundshëm që mund të bëhet pjesë kuqezinjve. Alvaro Morata mund të rikthehet në Itali dhe tani gjërat kanë kaluar në një fazë konkrete.
Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar më shumë informacion për sulmuesin shtatlartë, por dhe Çelsi nuk do të heqë dorë kollaj, pasi kërkon një shifër të kripur nga kuqezinjtë. Plot 62 milion paund kanë kërkuar “Blutë” e Londrës për të lënë të lirë ish-sulmuesin e Juventusit raporton “Goal.com”.
Duket një shifër e konsiderueshme dhe mbete për t’u parë nëse drejtuesit e ri të Milanit do të jenë të gatshëm që të marrin autorin e 11 golave në edicionin e shkuar në Premier League.