Kriteret e kalendarit të Serisë A, nga kushtet për derbi deri te kufizimet e çuditshme

Dita e enjte do të zbardhë kalendarin e Serisë A për sezonin 2018-2019. Liga italiane e futbollit zyrtarizoi rregullat në bazë të të cilave do të hidhet shorti. Një prej tyre është përcaktimi, se skuadrat të cilat sezonin e kaluar e mbyllën me ndeshje në trasfertë, edicionin e ri do ta nisin me ndeshje në shtëpi.

Një tjetër kusht i vendosur është që përballjet ndërmjet Juventusit, Milanit, Interit, Romës, Lacios dhe Napolit ashtu si edhe sfidat derbi, nuk do të lejohen të luhen në mesjavë, gjatë ditëve të festave, apo në javën e parë dhe të fundit të kampionatit.

Po ashtu, ekipet e angazhuara në Champions, nuk do të mund të luajnë kundër skuadrave të angazhuara në Europa League në javët e kampionatit që i paraprinë sfidave europiane. Mes kritereve të përcaktuara nga Liga e Futbollit nuk mungojnë edhe disa surpriza.

Disa klube janë të kufizuara dhe në disa raste arsyet janë të pabesueshme. Bolonja do të luajë jashtë fushe me 6 tetor sepse në atë datë zhvillohet Xhiro e krahinës së Emilias në çiklizëm. Kievo detyrohet të luajë në trasfertë në tre data, prej një panairi në Verona, për shkak të organizimit të Gjysmë Maratonës dhe më pas të një tjetër panairi për verërat.

Skuadra më e penalizuar është Fiorentina, me pesë javë të detyruara në trasfertë prej aktiviteteve të volejbollit, regbisë, maratonës së Firences, basketbollit dhe një koncerti. Kufizime ka edhe për ekipe si Empoli, Napoli, Parma, Sasuolo, Spal, Torino e Udineze. Pavarësisht të gjithave, Seria A e sezonit të ri premton spektakël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online