Monza “fërkon duart“ për Ikardin, PSG-ja është e gatshme t’i paguajë edhe rrogën për ta larguar

Monza kërkon të bëjë befasinë e madhe në merkato. Klubi nga Brianza shkroi historinë duke u ngjitur në Serinë A, ku dëshirojnë të mos mbeten thjesht kalimtarë. Bardhekuqtë po shqyrtojnë mundësinë për të transferuar Mauro Ikardin dhe optimizmi është rritur ndjeshëm së fundmi.

Monza “fërkon duart“, teksa “L‘Equipe“ raporton se ofertat janë të pakta për argjentinasin. Sulmuesi nuk bën pjesë në planet e PSG-së, që është e gatshme të paguajë edhe një pjesë të rrogës së tij në mënyrë që Ikardi të largohet nga Parisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online