Trajneri i Milanit mbi situatën e vështirë: E prisja të vinte, por jam mësuar dhe në karrierën time në këto situata jam më të mirën. Kritikat më stimulojnë. Mentaliteti krijohet edhe duke u penguar”
Deti kuqezi është i trazuar dhe Montela e pranon këtë fakt. Eshtë ai personi që duhet të udhëheqë dhe drejtojë anijen duke e transportuar atë në ujëra më të qeta. Ndeshja përballë Rijekës mund të jetë pikërisht e duhura në këtë aspekt, për të ulur nivelin e dallgëve dhe marrë frymë, edhe pse trajneri ka treguar se di të “kalërojë” dallgët dhe madje në konferencën e djeshme për shtyp shfaqet si marinar i guximshëm. “E gjitha është pjesë e lojës, jam i qetë, i vendosur, i ekuilibruar dhe më guximtar nga sa mendoja. Kam kaluar momente të vështira, si futbollist dhe trajner. Por, kam bërë kthesën që dëshiroja dhe do ta bëj edhe këtë herë. Eshtë moment i veçantë por i vështirë, do të duket e ekzagjeruar por këtu jemi te Milani. Dhe unë e di se do t’ia dal. Kemi dëshirë të luajmë, jemi të uritur. Me Sampdorian vinim në ndeshjen e pestë çdo tre ditë dhe ishim të lodhur mendërisht. Reflektimi im ishte: sa futbollistë që kam janë mësuar të luajmë kaq shpesh? Duhet një përgatitje mendore dhe fizike dhe ne nuk kemi shumë. Unë duhet të jem i aftë që të transmetoj shumë energji”. Më pas, Montela foli edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me Emanuele Marran, përgatitësi fizik i shkarkuar nga trajneri: “Nuk ishte ai problemi, qëndron që të kemi edhe divergjenca që në këtë moment nuk doja të vazhdoja t’i kisha. Eshtë një vëlla për mua dhe një zgjedhje e dhimbshme, i uroj më të mirën sepse ia dua vërtet. Tani pres përgjigje nga i preferuari im dhe klubi më ka lënë në dorë zgjedhjen”. Sakaq, trajneri ndihet i sigurt në timon: “Kritikat më stimulojnë. Nga klubi, ndjeva shumë vlerësim. Fati varet nga rezultatet por ndjej besimin dhe kjo është pjesë e punës time, që di të administroj momente të tilla. Mentaliteti fitues krijohet edhe duke u penguar, mjafton të mos gjesh asnjëherë justifikime dhe të mendosh vetëm për fitoren. Megjithatë, jo çdo gjë duhet flakur në det…”.