Monako kaloi një sezon të për t’u harruar, teksa klubi nga Principata rrezikoi rënien nga “Ligue 1”. Drejtuesit e klubit kanë deklaruar se kanë mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe do të jenë më të kujdesshëm në merkato.
Sipas medieve ruse, Monako ka filluar negociatat për blerjen e kartonit të sulmuesit të CSKA-së së Moskës Fjodor Çalov. Talenti 21-vjeçar mbylli sezonin që lamë pas si golashënuesi kryesor i kampionatit rus me 15 gola në 30 aktivizime.
Nëse transferimi në Francë do kryhet me sukses, Çalov do të takohet përsëri me bashkëkombësin e tij Aleksandr Golovin. Drejtuesit e CSKA-së kërkojnë të paktën 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.
https://www.youtube.com/watch?v=lfYBg3sQE54