“Momenti të lëvizin të ndenjurat, nuk jeni pa faj dhe ju”! Trajneri i Dinamos i ashpër: Nuk po luhet me zemër

Trajneri i Dinamos ka folur para ndeshjes të së hënës në Superiore. Vanoli është shprehur se lojtarët kanë luajtur pa zemër në fushë dhe paraardhësit duhet të bëjnë kujdes kur flasin për krizën e kryeqytetasve pasi kanë përgjegjësinë e tyre.

“Në ndeshjet e fundit ne na ka munguar zemra. Nuk kemi patur karakterin e duhur në fushë, duhet të ndryshojmë. Më vjen shumë keq që jemi në këtë situatë, por nëse duam ta ndryshojmë duhet të luajmë me zemër. Nuk duhet thjesht presidenti dhe unë të jemi të përgjegjshëm, por të gjithë.

Ka shumë kritika ndaj Dinamos, ka njerëz apo ish drejtues që përpiqen të shpëtojnë fytyrën e tyre dhe dalin e flasin nëpër media, por nëse jemi këtu ku jemi, është përgjegjësi edhe e atyre njerëzve që kanë punuar për 9 muaj në këtë klub. Ka ardhur momenti që të gjithë të lëvizin të ndenjurat dhe të bëjnë maksimumin. Unë për sa kohë jam këtu besoj ende“, tha Vanoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online